Mbi 40 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë vaksinën anti-Covid
16 maj 2021
| 14:00
Koordinatori i qendrës së vaksinimit “1 Tetori”, Niman Bardhi, ka treguar se deri sot mbi 40 000 qytetarë të Kosovës kanë marr vaksinën anti-Covid.
Ai ka thënë se është duke vazhduar me procesi i vaksinimit për të moshuarit mbi moshën 65-vjeçare që kanë aplikuar në platformën online.
“Nëse i referohemi nga dita e parë e vaksinimit që kemi filluar më 29 mars dhe deri më tani, kemi kaluar shifrën e 40 mijë të vaksinuar në nivel vendi”, ka thënë Bardhi.