Mbi 40 mijë të prekur me Covid-19 në Itali
13 nëntor 2020
| 20:02
Situata e pandemisë në Itali rëndohet edhe më tej. 40,902 persona janë konfirmuar të infektuar vetëm brenda 24 orëve të fundit, duke vendosur edhe një rekord negativ në këtë drejtim, me shifrën më të lartë të të prekurve që prej fillimit të pandemisë.
Rekord ishin edhe testimet, të cilat kaluan shifrën e 250 mijë në një ditë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 550 persona, duke e çuar në 44,139 numrin total të personave që e kanë humbur betejën me virusin.
Situata më e shqetësuese është ajo që paraqitet në spitale. Më shumë se 3 mijë persona aktualisht ndodhen në kujdes intensiv në të gjithë Italinë.