Mbi 40 të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj

05 janar 2021 | 17:20

Dyzet e dy persona u lënduan të martën nga shpërthimi i një bombole gazi në Ferizaj. Lajmin e ka dhënë Qazim Reka, zyra për media i Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Ai ka thënë se 12 prej të lënduarve janë në gjendje më të rëndë dhe se po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

“Ka ndodhur një shpërthim i një bombole gazi në një restorant. Ka mjaft të lënduar dhe dëme materiale. Dyzet e dy persona janë të lënduar”, ka thënë Reka.

Shkaqet e shpërthimit nuk dihen ende.

Shpërthen bombola e gazit në Ferizaj, plot autoambulanca nga Ferizaj drejt QKUK-së (Video)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit e ka prezantuar përforcimin me të ri,…