Mbi 400 gjoba për mosrespektim të masave kundër Covid-19

17 korrik 2020 | 17:28

Ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për medie të premten, ka thënë se kanë shtuar intensitetin e punës sa i përket luftimit të pandemisë Covid-19.

Në këtë kontekst, ai ka bërë me dijes se ka themeluar Bordin për licencimin e institucioneve private për testimin e personave të dyshuar për Covid-19.

“Ministria e Shëndetësisë ka rritur intensitetin e punës për të luajtur rol të rëndësishëm të ushtrimin e veprimtarisë, dhe ashtu kemi themeluar Bordin për licencimin e institucioneve private dhe krijimin e kushteve për zhvillim të testimeve edhe në sektorin privat”, ka thënë Zemaj.

Ndërsa kryeinspektori sanitar, Ibrahim Tërshnjaku, ka treguar se brenda katër ditëve kanë shqiptuar mbi 400 gjoba për qytetarët dhe bizneset të cilat sipas tij kanë shkelur masat kundër Covid-19.  “Për katër ditë të kryera të inspektimeve që nga orët e hershme të mëngjesit deri në orët e vona së bashku me Policinë e Kosovës kemi arritur të kryejmë 1 398 inspektime te subjektet afariste. Kemi shqiptuar 387 gjoba për personat fizikë, 29 gjoba për subjekte juridike, derisa kemi lëshuar 371 vendime për izolim dhe 29 vendime si të shëruar. Kemi përcjellë mbikëqyrjen e 25 varrimeve të personave që kanë vdekur nga Covid-19”, ka thënë Ibrahim Tërshnjaku.

Në anën tjetër, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës,  Rashit Qalaj, ka bërë me dije se në luftën kundër koronavirusit kanë angazhuar katër mijë policë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
18.07.2020 Punime të domosdoshme për sigurinë e  sistemit Prishtinë 1.…