Mbi 400 mijë shërbime shëndetësore janë dhënë këtë vit në Klinikën e Onkologjisë

31 dhjetor 2020 | 15:19

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, në QKUK, Ilir Kurtishi, ka falënderuar punonjësit shëndetësorë për shërbimet që kanë ofruar gjatë këtij viti.

Ai ka bërë me dije se për këtë vit në këtë klinikë janë dhënë mbi 400 mijë shërbime shëndetësore.

Kurtishi ka thënë se punëtorët shëndetësorë në këtë klinikë nuk kanë pasur asnjë ditë pushimi këtë vit.

Njoftimi i tij i plotë i Kurtishit:

Mirënjohje dhe falënderim stafit të Klinikës së Onkologjisë!

Mbi 400 000 shërbime të ndryshme onkologjike.

Fillimi i shërbimit të brahit….

Asnjë ditë pushim gjatë gjithë vitit 2020, 24 orë punë në shërbim të pacientit.

Forca, jemi të parët!

Viti tjetër me sfida të reja, jemi gati !

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në bazë të ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës,…