Mbi 400,000 vdekje nga ndotja e ajrit në Evropë në 2016-n

16 tetor 2019 | 15:26

Ndotja e ajrit ka ndikuar në 412,000 vdekje të parakohshme në Evropë në vitin 2016, ka njoftuar të mërkurën Agjencia Evropiane e Mjedisit.

Prej tyre, 374,000 vdekje kanë ndodhur në vendet e Bashkimit Evropian.

Agjencia citoi të dhëna nga 41 vende të Evropës, përfshirë 28 anëtaret e BE-së.

“Transporti rrugor, termocentralet, industria dhe bujqësia ishin ndër burimet kryesore të ndotësve të ajrit”, ka njoftuar agjencia me seli në Kopenhagë.

Sipas saj, dëmi më i madh vjen nga ndotja e grimcave të ajrit dhe dioksidi i azotit.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/30219777.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bella Hadid është shpallur si femra më e bukur në…