Mbi 41 mijë e 870 palestinezë të vrarë, thotë MSh-ja e Gazës
06 tetor 2024
| 16:06
Më shumë se 41 mijë e 870 palestinezë janë vrarë në Gaza, që nga 7 tetori i vitit të kaluar.
Të plagosur janë mbi 97 mijë e 166 të tjerë. Kështu tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila drejtohet nga Hamasi.
Shifrat e raportuara nga ministria nuk bëjnë dallim mes luftëtarëve dhe civilëve.
Megjithatë, nga ata që janë identifikuar, shumë janë gra, fëmijë ose të moshuar, shkruan Sky News.