Mbi 420 mijë qytetarë tërhoqën 195 milionë euro nga 10-përqindësi në Trust
Vlera e mjeteve që kanë tërhequr qytetarët e Kosovës nga Fondi Kursimeve Pensionale kap shumën e 195 milionë eurove.
Ndërkaq, deri në fund të muajit shkurt 2021, janë 421 mijë kontribuues kanë aplikuar suksesshëm për tërheqjen e 10-përqindëshit.
“Deri më 28 shkurt kanë aplikuar 421 mijë kontribuues dhe janë ndarë rreth 195 milionë euro”, ka deklaruar zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi.
Tërheqja e këtyre mjeteve është garantuar me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike të votuar në Kuvendin e Kosovës si ndihmë për periudhën e pandemisë Covid-19.
Qeveria e Kosovës me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondin Pensional parasheh kompensimin e mjeteve të tërhequra në vlerë nën 10 mijë euro.
Detajet e Ligjit për Rimëkëmbje – tërheqja e 10-përqindëshit, mbështetja për punëtorët që kanë humbur vendet e punës dhe 200 milionë euro për bizneset
Detajet e Ligjit për Rimëkëmbje – tërheqja e 10-përqindëshit, mbështetja për punëtorët që kanë humbur vendet e punës dhe 200 milionë euro për bizneset
Nenit 7 të këtij Ligji i shtohet paragrafi “Përjashtimisht, me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike, pjesëmarrësit mund t’i tërheqin dhjete për qind (10%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK, në përputhje me nenin 12A të këtij Ligji. Mjetet e tërhequra nga pjesëmarrësit sipas këtij neni, e të cilët kanë kursime deri në nëntë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë euro (9,999.00 euro) kompensohen në formë rimburësimi, duke filluar nga viti 2023, sipas formulës dhe metodologjisë se rimburësimit që vendoset me vendim te Qeverisë së Republikës së Kosovës, në konsultim me Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, brenda afatit prej gjashte (6) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Ligji”.
Sipas këtij ndryshimi, pjesëmarrësit aplikojnë në formë elektronike pranë FKPK-së brenda katër muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij Ligji.
Aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit ka filluar më 11 dhjetor, ndërsa do të jetë i hapur katër muaj deri më 6 prill 2021./ Telegrafi