Mbi 5 000 qytetarë hoqën dorë nga shtetësia vitin e kaluar

18 shkurt 2022 | 13:45

Mbi 5 000 qytetarë të Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia vitin e kaluar. Kjo ndodhë për shkak se në shumicën e shtete evropiane nuk lejohet dyshtetësia.

Ndërsa rreth 570 persona kanë kërkuar azil në Kosovë, ndryshe nga viti 2020 që ishin rreth 1 500 persona që kërkuan azil në vendin tonë.

Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Liridon Neziri ka deklaruar për

“KosovaPress” se numri më i madh i personave që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, janë nga Gjermania dhe se sipas tij vetëm Franca dhe Zvicra nuk obligojnë lirimin nga shtetësia e Kosovës. “Për vitin 2021 kemi mbi 5 mijë persona që kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Arsyeja e heqjes dorë nga shtetësia është pasi që disa vende nga Bashkimi Evropian nuk lejojnë dy nënshtetësi për shtetasit që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian duke pasur parasysh që ne kemi një numër të madh të emigracionit, pra shtetasit tanë të cilët kanë emigruar me vite”, ka thënë Neziri.

Në Kosovë ka edhe persona që kërkojnë azil.

Sipas Nezirit, numri i azilkërkueseve është më i vogël në vitin 2021 në krahasim me vitin 2020.

“Në krahasim me vitin 2020, në vitin 2021 jemi përballur me numër më të vogël sa i përket azilkërkueseve. Sigurisht që viti 2020 ka qenë si pasojë e pandemisë dhe mungesës së lëvizjeve që ia kanë pamundësuar emigrantëve që të lëvizin, pasi që dihet se Kosova nuk është një vend destinacioni sa i përket azilkërkueseve”, ka thënë ai.

Gjatë periudhës janar – dhjetor 2021 në Divizionin e Shtetësisë janë marrë 5 031 vendime për lirim nga shtetësia: 4 940 vendime pozitive dhe 91 vendime negative.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa Shqipëria këto ditë ka vuajtur të ftohtin, kandidatja për…