Mbi 5 000 qytetarë të Kosovës morën vizë sllovene brenda vitit
Mërgimi vazhdon të mbetet një nga opsionet e para të qytetarëve të Kosovës, e sidomos moshave të reja në Kosovë.
Duke “mos“ e zgjedhur shumë vendin se ku do të jetojnë, e duke shpresuar për një jetë më të mirë ata largohen nga Kosova drejt vendeve evropiane, cilado qoftë mundësia vetëm e vetëm sipas tyre për t’ia lehtësuar jetën vetës dhe familjes.
Pagat e ulëta- çmimet e larta , shkollimi jo adekuat pa sigurime shëndetësore e shëndetësi me shumë probleme janë veç disa nga problemet e shumta me të cilat përballen qytetarët e që ndikon në ikjen e tyre nga Kosova.
Gjermania, Zvicra e Sllovenia mbesin nga vendet më të shpeshta ku drejtohen kosovarët e ku rinisin jetën e tyre me punë, bashkim familjar apo edhe vizë turistike që më pas vazhdohet me ndonjë kërkesë tjetër.
E pikërisht nga Ambasada e Sllovenisë në Kosovë, për lajmi.net kanë treguar se që nga 1 janari i vitit 2024 deri më 13 dhjetor të po këtij viti janë lëshuar gjithsej 1 mijë 791 leje të para të përkohshme të qëndrimit për arsye të punës, ndërkaq të tilla për bashkim familjar janë lëshuar gjithsej 3 mijë e 695 sosh.
Kjo Ambasadë gjithashtu ka thënë se këtë vit ka një rënie të mëtejshme të lejeve të cilat janë lëshuar duke u krahasuar me vitet e kaluara, saktësisht më 2023, 2022 e 2021.
“Trendi i dhënies së lejeve të para të përkohshme të qëndrimit për qytetarët e Kosovës tregon se në vitin 2021, 2022 ka pasur rritje të lejeve të para të përkohshme të lëshuara, ndërsa në vitin 2023 janë lëshuar 21% më pak leje qëndrimi të përkohshme krahasuar me vitin 2022. (në vitin 202 deri më 13/12) janë lëshuar gjithsej 3695 leje të para për qëndrim të përkohshëm, që tregon një rënie të mëtejshme”,thuhet nga kjo ambasadë.
Liberalizimi i vizave për Kosovën më 1 janar të këtij viti, ka bërë që askush të mos aplikoj për viza turistike për në Slloveni.
Ambasada sllovene ka thënë për lajmi.net se Ligji për masat për optimizimin e procedurave të caktuara në njësitë administrative (ZUOPUE) zbatohet në Republikën e Sllovenisë që nga data 25 korrik 2024.
Ky ligj ndër të tjera, përcakton se njësia administrative ndaj një të huaji që banon ligjërisht në Republikën e Sllovenisë dhe ka paraqitur kërkesë për lëshimin e banesës dhe punës së parë të unifikuar. Leje me qëllim të punësimit me kërkesën e tij, lëshon vërtetimin e kërkesës së paraqitur për lëshimin e lejes së parë të unifikuar, i mundësohet qëndrimi në Republikën e Sllovenisë deri në vendimin përfundimtar për kërkesën.
Raporti mes Kosovës dhe Sllovenisë vazhdon të mbetet i mirë dhe bashkëpunues, prandaj edhe numri i qytetarëve që shkojnë atje për të punuar kalon numrin një mijë.
Brenda vitit kosovarët zgjedhin Slloveninë si vend i mundësisë së jetesës e punësimit.