Mbi 5 000 të vdekur nga përmbytjet në Libi, deti po shfaq trupa në breg

14 shtator 2023 | 08:12

Më shumë se 5 mijë e 300 njerëz besohet të kenë vdekur si pasojë e përmbytjeve në qytetin e Libanit, Derna.

Sipas një ministri në administratën lindore të Libisë, Hisham Chkiouat, deti vazhdimisht po hedh dhjetëra trupa të vdekur në breg.

Bëhet me dije se të paktën 10 mijë njerëz janë zhdukur, ndërsa 30 mijë njerëz vlerësohet të jenë zhvendosur, ka thënë Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e Kombeve të Bashkuara në Libi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Pas tragjedisë, morgjet dhe spitalet janë të mbushura me trupa e pacientë, ndërsa ekziston nevoja urgjente për ekipe të specializuara mjeko-ligjore dhe të shpëtimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur…