Mbi 5 mijë e 100 raste aktive me Covid në Kosovë

17 janar 2022 | 15:01

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë mbi 5 mijë e 100 raste aktive me Covid.

Sipas kësaj ministrie, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 728 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 99 persona.

“Nga 5 297 testime, 728 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.750. Në total numri i rasteve aktive është 5.118”, ka njoftuar MSh-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rudina Musa shpall të pavlefshme ID-kartelen e Kolegjit "Biznesi" në…