Mbi 5 mijë raste aktive me Covid në Kosovë
27 janar 2021
| 08:27
58.687 është numri i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë. Numri i rasteve të vdekjeve nga ky virus ka arritur në 1.471. Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 51.337 raste, kurse i rasteve aktive është 5.879.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 58.687 rraste nga 223.505 p persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.471 raste të vdekjes, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.337 raste kurse numri i rasteve aktive është 5.879.
Sipas IKSHPK-së, numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë i lartë dhe këtë e sheh shumë brengosëse. Numri i lartë beson se po vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.