Mbi 5 mijë rasteve aktive me Covid
16 maj 2021
| 15:11
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në vendin tonë janë edhe 5 mijë e 61 raste aktive me Covid-19.
“Numri total i rasteve pozitive është 106.914 raste nga 568.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.225 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 173 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.061”, ka njoftuar IKShPK-ja, shkruan “Epoka e re”.