Mbi 5 milionë fëmijë mund të përballen me uri në Jemen
Rreth 5.2 milionë fëmijë janë në rrezik të përballjes me uri në Jemen, për shkak të rritjes të çmimit të ushqimit dhe luftimeve në portin kryesor, Hudaydah, ka paralajmëruar, Organizata Save dhe Children.
“Kjo luftë rrezikon të vrasë një gjeneratë të tërë të fëmijëve në Jemen, të cilët përballen me kërcënime të shumta, nga bombat e deri tek uria”, ka thënë shefja ekzekutive e kësaj organizate, Helle Thorning-Schmidt, më 19 shtator.
Konflikti në Jemen është përshkallëzuar në vitin 2015, pasi rebelët huthi, të përkrahuar nga Irani kanë fituar kontrollin e pjesës më të madhe në perëndim të Jemenit, duke përfshirë kryeqytetin, Sanaa, raporton “Rel”.
Koalicioni i udhëhequr nga sauditët ka ndërhyrë në tentim të ritkthimit të Qeverisë së presidentit të njohur ndërkombëtarisht, Abd-Rabbu Mansur Hadi.
Ky koalicion ka përshpejtuar fushatën e tij ajrore dhe ka rikthyer sulme tokësore për të rikthyer kontrollin e portit Hudaydah, zonë kryesore prej nga hyjnë ndihmat, meqë bisedimet për paqe kanë dështuar më herët gjatë këtij muaji.
Rreth 10 000 persona, kryesisht civilë janë vrarë në këtë luftë dhe rreth 8.4 milionë të tjerë besohet se janë në prag të përballjes me urinë.