Mbi 5 milionë klikime, kënga e re e Era Istrefit bën namin

13 prill 2022 | 16:27

Prej momentit të parë që u shfaq për publikun, fama e këngëtares shqiptare, Era Istrefi kaloi kufijtë ndërkombëtarë.

E njëjta gjë ka ndodhur me projektin e fundit, me të cilin shënoi suksesin e radhës. “Bebe” u lancua në fund të muajit të kaluar, saktësisht më 31 mars dhe është pritur mjaft mirë nga publiku.

Kanë kaluar më pak se dy javë që nga lancimi i projektit dhe tashmë “Bebe” ka grumbulluar mbi pesë milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Lajmin e ndau vetë Era përmes një postimi në InstaStory, duke zbuluar se ka nisur punën për projektet e reja nga një studio muzikore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Sindikale e Sektorit Privat të Kosovës (FSSPK) nuk pranon…