Mbi 5 milionë të infektuar nga koronavirusi në Indi

16 shtator 2020 | 11:32

India ka regjistruar mbi pesë milionë të infektuar nga koronavirusi i ri, thonë zyrtarët.

Ky është numri i më lartë pas Shteteve të Bashkuara. Virusi duket se po përhapet shumë më shpejt në Indi se në çdo vend tjetër.

Ministria e Shëndetësisë e Indisë raportoi 90 123 raste të reja në 24 orët e kaluara, duke rritur totalin në 5 020 359.

Më shumë se 80 000 njerëz kanë vdekur, derisa raportohet për mungesë të shtretërve në kujdesin intensiv dhe furnizimeve me oksigjen.

Rritja e numrit të të infektuarve vjen derisa qeveria po vazhdon të heqë kufizimet në të gjithë vendin në përpjekje për të ringjallur ekonominë. Miliona persona kanë humbur vendet e punës që nga muaji mars.

Së fundi, palestrat janë bizneset që do të rihapen, ndërsa shkollat, kolegjet dhe sallat e kinemasë mbeten të mbyllura. Por, shumica e vendeve të punës dhe tregjeve janë kthyer në normalitet, dhe shumë qytete po lejojnë restorantet dhe baret të rifillojnë shërbimet.

Numri i përgjithshëm në të gjithë botën i rasteve të konfirmuara me koronavirus është 29.4 milionë, sipas një llogaritje nga Universiteti Johns Hopkins, me seli në SHBA./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Armend Dallku është larguar para disa ditësh nga Prishtina,…