Mbi 50 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë për fundjavë
Më shumë se 50 mijë qytetarë të Kosovës u nisën drejt Shqipërisë këtë fundjavë, ndërsa e diela ka nisur me një fluks të lartë makinash në Morinë.
Policisë kufitare iu desh që të punonte me kapacitete shtesë e procedurë të përshpejtuar.
Shumë prej qytetarëve të Kosovës kanë kërkuar zbatim praktik dhe shmangie të vonesave, ndërsa ka prej tyre që duan edhe heqjen e traut në Rrugën e Kombit.
Por radhët e gjata të automjeteve, si pasojë e fluksit të lartë, nuk krijohen vetëm në Morinë. Një tjetër segment problematik i Rrugës së Kombit është tek Ura e Drinit në hyrje të Kukësit. Radhë dhe vonesa krijohen edhe si pasojë e ngushtimit të rrugës me një sens lëvizje.
Policia rrugore e stacionuar pranë këtij segmenti është duke menaxhuar trafikun për përpjekje për ta lehtësuar qarkullimin. /abcnews/