Mbi 50 mijë viktima nga tërmetet në Turqi

21 mars 2023 | 08:28

Numri i të vdekurve nga tërmetet që goditën Turqinë jugore muajin e kaluar është rritur në 50 mijë e 96 viktima, sipas Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive.

Po ashtu, bëhet me dije se 107 mijë e 204 persona të tjerë mbetën të lënduar nga tërmetet, shkruan “Anadolu”.

Më 6 shkurt dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6 goditën 11 provinca turke – Adana, Adıyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaras, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Më shumë se 13,5 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga tërmetet shkatërruese si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmë ka çelur një ekspozitë…