Mbi 50 paqeruajtës të OKB-së janë vrarë më 2017
23 janar 2018
| 11:42
Së paku 56 paqeruajtës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) janë vrarë në vitin 2017, shifra më e lartë brenda një viti qysh më 1994.
OKB-ja ka lëshuar një raport duke thënë se 135 ushtarë të saj, policë dhe zyrtarë civilë janë vrarë në 15 misione paqeruajtëse qysh në vitin 2013.
Shumica e viktimave kanë pësuar në Mali, Sudanin Jugor dhe Republikën e Afrikës Qendrore.
Sipas raportit, rritja e numrit të viktimave ka të bëjë me faktin se flamuri i OKB-së nuk ofron më “mbrojtje të natyrshme”.
“Ambientet paqeruajtëse tani përballen me grupe të armatosura, terroristë, krim të organizuar, banda të rrugës dhe kërcënime të tjera”, është thënë në raportin e OKB-së. (Rel)