
Mbi 50 të vdekur nga përleshjet e bandave në një burg në Brazil
30 korrik 2019
| 08:44
Së paku 57 njerëz vdiqen në një burg në Brazil, si pasojë e përleshjeve midis bandave rivale për më shumë se pesë orë.
Zyrtarët në Brazil thanë se anëtarët e bandës së një blloku të burgut Altamira në shtetin Para sulmuan të burgosurit në pjesën tjetër.
Gjashtëmbëdhjetë të vdekur u gjetën me koka të prera, ndërsa të tjerët u ngufatën, pasi një pjesë e burgut u përfshi nga zjarri, thanë zyrtarët në një konferencë për media.
Dy zyrtarë të burgut që u morën peng, u liruan.
Burgu në Altamira, ku shpërtheu dhuna, ka kapacitet për 200 të burgosur, por atje ndodheshin 309 të burgosur.
Dhuna në burgjet braziliane nuk është e pazakontë. Ky vend ka rreth 700,000 njerëz të burgosur.