Mbi 500 punonjës shëndetësorë në Serbi janë infektuar me koronavirus

14 prill 2020 | 18:35

 

Në Serbi, të martën u konfirmuan edhe nëntë persona të vdekur nga coronavirusi i ri duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 94.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 2,440 persona nga të cilët pozitivë kanë dalë 411 raste duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 4,465.

Autoritetet kanë njoftuar se më shumë se 500 profesionistë shëndetësorë janë të infektuar nga coronavirusi.

Zëvendëskryesuesja e Institutit “Batut”, Darija Kisiq Tepavçeviq, tha se nga 4,936 punonjës shëndetësorë që janë testuar në Serbi, që nga shpërthimi i epidemisë, 533 kanë dalë pozitiv.

Siç tha ajo, edhe 1,062 të punësuar në sistemin shëndetësor serb janë duke pritur për rezultatet e testit. /rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej më shumë se një muaji sporti në të gjithë…