Mbi 500 vendvotime pritet të shkojnë në rinumërim
17 tetor 2019
| 08:42
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë sot për kërkesën e Qendrës për Numërim dhe Rezultate për rinumërim të vendvotimeve të tjera.
Burime të ‘KosovaPress’-it bëjnë të ditur se QNR do të kërkojë rinumërim të mbi 500 vendvotimeve, për çka pritet edhe miratimi nga ana e anëtarëve të KQZ-së.
Kujtojmë se të hënën ka përfunduar rinumërimi i 314 vendvotimeve.
Vendimi i KQZ-së për rinumërimin e këtyre 314 vendvotimeve erdhi po pas rekomandimeve të Qendrës së Numërimeve dhe Rezultateve, pas gjetjeve të cilat janë bërë në këtë qendër gjatë pranimit të materialit nga këto vendvotime.