Mbi 51 mijë aplikime deri më tani për subvencionimin e teksteve shkollore

28 gusht 2023 | 13:14

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi ka njoftuar se deri më sot në platformën e-Kosova për subvencionimin e teksteve shkollore kanë aplikuar mbi 51 mijë prindër.

“Në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri sot në ora 09:00 janë pranuar 51,200 aplikime”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Të premten e 25 gushtit u publikua linku në platformën e-Kosova, në të cilin prindërit aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa 1-5.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë me dije se ditë më parë se do të ndajë nga 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në të 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore.

Gjithashtu ajo shtoi se për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen nga 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli arriti një fitore të madhe ndaj Neëcastle United në…