Mbi 53 mijë pacientë kanë kryer analiza gjatë vitit 2022 në Spitalin e Pejës
27 janar 2023
| 14:16
Spitali i Përgjithshëm Pejë ka njoftuar se gjatë vitit 2022 plotë 53 734 pacientë kanë kryer analiza në laboratorin biokimik. Mesatarja e kryerjes se analizave gjatë një dite punë është 147 pacientë.
“Normalisht së një pacientë kryen disa analiza gjatë marrjes së shërbimit dhe kështu në total numri i analizave të kryera për vitin 2022 ka qenë 749,635 analiza. Mesatarja e analizave të kryera nga 1 pacientë i bije 13.9 analiza. Spitali i Përgjithshëm në Pejë mbetët i përkushtuar që edhe në të ardhmen të ofrojë përkujdesje shëndetësore për të gjithë pacientët në nevojë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.