Mbi 53 mijë qytetarë nga Kosova kaluan fundjavën në Shqipëri
04 maj 2021
| 10:48
Për Ditën Ndërkombëtare të Punës, që njihet si festa e 1 Majit, 53 mijë punëtorë kosovarë po e shfrytëzojnë pushimin në Shqipëri.
Festa zyrtare e 1 Majit që ishte të shtunën dhe festa tjetër Pashkët Ortodokse të dielën, për këto dy festa zyrtare në vikend, institucionet e shtetit do të pushojnë të hënën dhe të martën.
Gjatë fundjavës, sipas Policisë së Kosovës vetëm në pikat kufitare me Shqipërinë kanë kaluar 53 mijë e 588 qytetarë. “Të premten më 30 prill, kanë kaluar kufirin 17 mijë 939, të shtunën më 1 maj 23 mijë e 516 dhe më 2 maj të dielën 12 mijë e 133 qytetarë”, thuhet në një përgjigj me shkrim për KosovaPress nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun në Policinë e Kosovës.