Mbi 544 mijë persona janë testuar për Covid nga fillimi i pandemisë në Kosovë
05 maj 2021
| 15:27
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë me dije se nga fillimi i pandemisë në Kosovës janë testuar për Covid 544 mijë e 548 persona.
Sipas IKShPK-së nga ky numër testimesh, mbi 105 mijë persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
“Numri total i rasteve pozitive është 105.864 raste nga 544.548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.195 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.322 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.347”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.