Mbi 57 mijë qytetarë kanë marrë vaksinën anti-Covid në Kosovë
Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi, ka treguar se deri me tani mbi 57 mijë qytetarë kanë marrë vaksinën kundër Covid-19 në Kosovë.
Në një konferencë për medie, ai ka deklaruar se sot në këtë qendër kanë filluar të marrin edhe dozën e dytë punëtorët shëndetësorë, të cilët dozën e parë e kishin marr në Kukës.
“Siç e shihni edhe sot po vazhdon vaksinimi i të moshuarve nga mosha 65 vjeç e mbi, ku deri më tani janë vaksinuar mbi 200 persona. Ndërsa, nëse flasim në nivel vendi kemi mbi 57 mijë të vaksinuar. Ajo që vlen të ceket është që nga ora 12:30 e tutje i gjithë personeli shëndetësor që kanë marrë vaksinën apo dozën e parë në Kukës do të marrin dozën e dytë sot në sallën ‘1 Tetori’ dhe që kanë të ndarë kohën e tyre sipas emrit dhe mbiemrit ku nga 300 profesionistët presim që t’i kryejmë me rregull”, ka deklaruar Bardhi.