Mbi 58 mijë persona me të drejtë vote në veri
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore të drejtë vote kanë 58 520 votues. Kësaj radhe 1 507 persona më shumë do të kenë të drejt vote, në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit të vitit 2017.
Ushtruese detyre e Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike, Valmira Selmani, sot në mbledhjen e KQZ-së, ka thënë se të drejtë vote në Mitrovicën veriore kanë 22 242 persona, në Leposaviq 18 390 persona, në Zveçan 9.276 persona, dhe në Zubin Potok 8 612 persona.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore të Kosovës: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.
/Epoka e re/