Mbi 59,500 pasagjerë udhëtarë e shfrytëzuan Aeroportin e Prishtinës
Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP), “Adem Jashari” , gjatë periudhës 01-11 janar kishe 59,704 pasagjerë, gjë që ky numër shënoi rritje për 11.6 % në raport me vitin e kaluar për të njëjtën periudhë kohore.
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” Valentina Gara, bëri të ditur për gazetën “Epoka e re”, se gjatë periudhës 01-11 janar, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), “Adem Jashari”, ka qenë 59,704.
Sipas saj për këtë periudhë kohore është shënuar rritje e numrit të pasagjerëve për 11.6%. “Në raport me vitin e kaluar për të njëjtën periudhë kemi rritje për 11.6%, pasi në periudhën 01-11 Janar 2017, kemi pasur 53,497 pasagjerë”, deklaroi Gara.
Sipas saj, destinacionet më të frekuentuara ishin Cyrihu, Baseli, Stambolli, Dyseldorfi, Shtutgarti, Gjeneva, Mynhen, Viena, Frankfurti, Berlini etj.
(A.MAVRAJ)