Mbi 6 000 serbë i konvertuan patentëshoferët ilegalë të Serbisë në të Kosovës
21 gusht 2024
| 08:31
Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë konvertimin e patentëshoferëve nga ata ilegalë në të Republikës së Kosovës.
Deri dje janë konvertuar 6 100 patentë shoferë, ka njoftuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ministra e Punëve të Brendshme e Kosovës e ka zgjatur afatin për konvertimin e patentëshoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentëshoferë zyrtarë të Republikës së Kosovës deri më 23 gusht.
Ministri Xhelala Sveçla ka deklaruar se vendimi për shtyrje të konvertimit të patentëshoferëve ka ardhur pas kërkesës së madhe të serbëve për konvertim.
Por pas datës 23 gusht është paralajmëruar se policia do të marrë masa dhe të shqiptojë gjoba.