Mbi 6 mijë e 200 raste aktive me Covid në Kosovë

31 janar 2021 | 15:18

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në vendin tonë janë edhe 6 283 raste aktive me Covid-19.

“Numri total i rasteve pozitive është 60 218 raste nga 233 532 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 498 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 229 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52 437 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 283”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autostrada e njohur si “Autostrada e Paqes”, Prishtinë – Merdare,…