Mbi 6 mijë e 700 raste aktive me Covid në Kosovë

08 shkurt 2021 | 15:11

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në vendin tonë janë mbi 6 mijë e 700 raste aktive me Covid-19.

“Numri total i rasteve pozitive është 62 548 raste nga 252 163 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 526 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 189 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54 231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 791”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…