Mbi 6 mijë raste me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë në Kosovë
22 korrik 2020
| 08:33
2 mijë e 675 raste janë ende aktive me koronavirus në Kosovë. Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 6 mijë e 45 raste me 168 rastet e reja që u konfirmuan dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Deri më sot, janë testuar 31 mijë e 956 persona të dyshimtë për virusin COVID-19.
Gjithsej 144 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin dhe të njëjtit raportohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Dje janë shëruar edhe 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 3 mijë e 226 raste.
IKShPK vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale.