Mbi 60 mijë civilë evakuohen nga zonat e kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore
Sipas ministrit rus të emergjencave, mbi 60 000 civilë janë evakuuar nga zonat e kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore në Rusi.
Alexander Chuprian ka thënë se rreth 61 000 njerëz kanë kaluar kufirin, duke shtuar se nëntë trena me të evakuuar do të dërgohen në vende të tjera të tjera të Rusisë, shkruan “BBC”.
Chuprian po fliste nga rajoni rus i Rostovit, i cili kufizohet me Ukrainën, ku priten të ndërtohen një sërë kampesh për refugjatët. Udhëheqësit separatistë në republikat e vetëshpallura popullore të Donetskut dhe Luganskut kanë njoftuar planet për evakuimin e qindra mijëra njerëzve në Rusi.
Kreu i të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut, Denis Pushilin, është takuar me banorët që po largoheshin të premten.
“Shpresoj se nuk do të zgjasë shumë. siguria është parësore”, ka thënë ai.
ShBA-ja i ka hedhur poshtë evakuimet si një përpjekje cinike për të larguar vëmendjen nga pushtimi i Ukrainës.