Mbi 60 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë vaksinën anti-Covid
27 maj 2021
| 12:55
Koordinatori i qendrës së vaksinimit “1 Tetori”, Niman Bardhi, ka treguar se deri me tani mbi 60 mijë qytetarë kanë marrë vaksinen anti-Covid në Kosovë.
Në një konferencë për medie, ai ka deklaruar se vetëm sot deri në mesditë në gjithë Kosovën janë vaksinuar 400 qytetarë mbi moshën 65 vjeçare.
“Totali për sot deri tani është 400 vaksinime. Ndërsa totali në nivel vendi prej 29 marsit janë vaksinuar 60 mijë e 730”, ka deklaruar Bardhi.
Në Kosovë po vazhdon procesi i vaksinimit mbi moshën 65 vjeç.
Imunizimi i tyre po bëhet me dozat e vaksinës “AstraZeneca” të cilat janë dhuruar për qytetarët e Kosovës nga mekanizmi COVAX.