Mbi 60 mijë vdekje nga Covidi në Francë
18 dhjetor 2020
| 21:38
Franca ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me Covid-19.
Numri i të vdekurve në Francë nga koronavirusi kaloi 60,000 për herë të parë të premten, pasi ministria e shëndetësisë raportoi 610 vdekje të reja, duke e çuar totalin në 60,229, raporton Reuters.
Franca po ashtu raportoi 264 vdekje të reja në spitale, krahasuar me 258 të enjten, dhe një grup tre-ditor me 346 vdekje të raportuara në shtëpitë e pensionit.
Franca raportoi gjithashtu 15,674 raste të reja të konfirmuara Covid-19 në 24 orët e kaluara, nga 18,254 të enjten por më shumë se 13,406 të raportuar të premten e kaluar.