Mbi 60 njerëz të vdekur nga ortekët e borës në Kashmir
14 janar 2020
| 14:16
Së paku 55 njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë figurojnë të zhdukur si pasojë e ortekëve të borës në Kashmir, pjesën e kontrolluar nga Pakistani.
Zyrtarët pakistanezë kanë thënë të martën se shumë fshatarë mbeten ende të bllokuar në Luginën Nellum, e cila është përfshirë edhe nga rrëshqitjet e dheut për shkak të reshjeve.
Ortekët dhe rrëshqitjet e dheut janë dukuri të zakonshme në Kashmir, rajon i Himalajeve që është i ndarë midis Pakistanit dhe Indisë.
Zyrtarë të pjesës së administruar nga India kanë thënë se së paku dhjetë njerëz, përfshirë ushtarë, kanë humbur jetën si pasojë e ortekëve në këtë zonë.
Moti i ligë ka lënë të vrarë mbi 110 njerëz në Pakistan dhe Afganistanin fqinj në ditët e fundit.