Mbi 60 për qind e studentëve të mjekësisë mësimin e marrin nëpër klinika të QKUK-së

14 shkurt 2022 | 12:12

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka pritur sot në takim dekanen e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu, dhe prodekanin, prof. Fatos Sada, me të cilët biseduan për bashkëpunimin e ndërsjellët, sidomos në krijimin e hapësirës vepruese të Fakultetit të Mjekësisë për ngritjen e kapaciteteve akademike në sektorin e shëndetësisë.

Në këtë drejtim, ministri Latifi ka shprehur falënderimin e tij për bashkëpunimin me Fakultetin e Mjekësisë, duke pasur në fokus integrimin e kapaciteteve klinike dhe akademike, jo vetëm kur jemi te edukimi post-diplomik, por edhe duke e ditur faktin se mbi 60 për qind e studentëve të mjekësisë mësimin e marrin nëpër Klinika të QKUK-së.

Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Manxhuka-Kërliu, ka shprehur gatishmërinë e plotë të saj dhe të institucionit që përfaqëson për ta përkrahur profesionalisht Ministrinë e Shëndetësisë në të gjitha sferat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dramaturgia Biljana Srbljanoviq ia ka thënë presidentit të Serbisë, Aleksandër…