
Mbi 60 të rinj i bashkohen PDK-së në Gjilan
18 shkurt 2019
| 15:43
Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan i janë bashkuar 60 të rinj. Lajmi është bërë me dije nga ky subjekt politik në Gjilan.
Sipas njoftimit për media të PDK-së në këtë komunë, këtyre të rinjve u ka uruar mirëseardhje kryetari i Rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi, kryetarja e rinisë së PDK-së në Gjilan, Erlehta Osmani, dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku.
“Dekada e Re është shembull i zhvillimit dhe integrimit, platformë e cila po i bashkon mijëra të rinj anë e kënd Kosovës”, është bërë me dije në njoftimin për media të PDK-së në Gjilan.