Mbi 600 të rinj nga komunitet përfitojë praktikë me pagesë, Kurti: Po i realizojmë premtimet

24 prill 2023 | 14:44

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Ministria e Financave Punës dhe Transferve (MFPT) me përfitues nga komunitetet joshumicë të programit “Kosova Generation Unlimited” – praktikë me pagesë.

Kurti ka thënë se me ardhjen në pushtet ka filluar që të realizojë premtimet primare që ishin  punësimi dhe drejtësia.

Ai ka thënë se me këtë projekt përfitojnë mbi 600 të rijnë që kanë mundësi kryerjen e praktikës dhe që do të paguhen.

“Me ardhjen tonë në qeverisje filluam t’i realizojmë premtimet tona, punësimi dhe drejtësi. Me këtë projekt jemi më afër përmbushjes se zotimit tonë. Kjo iu mundëson që edhe të kryeni praktiken edhe të paguheni. Ne e dimë se sa ka pasur Kosova probleme me pa punësi dhe e kanë pasur popullatën më të re në vazhdimësi në botë. Për potencialin tuaj jemi optimistë”.

“Një numër i madh i të rinjve nuk janë në punë, në shkolla, apo në ndonjë trajnim. 30 për qind e të rinjve janë në një gjendje të tillë, ajo e komuniteteve është edhe më e madhe. Për këtë qeveria ka ndërmarr hapa. Ka ndarë pako prej 3 milionë eurove. Nga ky projekt kemi mbi 600 të rinj të punësuar dhe 500 biznese të reja. Krahas kësaj nisme Qeveri ka lansuar edhe platformë vetë punësimi, ku deri më tani kemi mbi 4 700 pozita punë, 3 700 biznese të regjistruar e mbi 2 000 marrëdhënie pune”, është shprehur Kurti.

Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se është shumë e rëndësishme që të punohet më uljen e pa punësisë, ngase kjo sipas tij është edhe prioritete i kësaj ministrie.

 

Në anën tjetër,  Zana Bjrarami-Rama drejtoresh e rrjetit CSR Kosova, ka thënë se ajo që duan të ketë sa më shumë diversitet ndërmjet bizneseve si dhe më shumë gjithëpërfshirje.

“Duke pasur parasysh se fuqizimi i të rinjve është një element kyç, është i fokusuar më mobilizim e biznesit për të ju mundësuar të rinjve punësim. Ajo që ne duam të arrij është sa më shumë diversitet ndërmjet biznese dhe gjithëpërfshirje. Ajo që duhet të ketë rëndësi për në si komunitet të biznesit është të gjenerojmë një punë cilësore, andaj i’u ftojë ju biznese dhe ju të rijnë që të ftoni rrethin tuaj për t’i përdorur”, ka thënë ajo. /EO

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e Chelseat nuk kanë ndërmend të vazhdojnë punën me…