Mbi 62 mijë doza të vaksinës ‘AstraZeneca’ bëhen gati për Kosovën

10 maj 2021 | 11:08

Kosova pritet që së shpejti të furnizohet edhe me 62 mijë e 400 doza të vaksinës “AstraZeneca” nga “COVAX”-i.

Ndonëse furnizimi ende nuk është nisur për në vend, nga UNICEF-i kanë bërë me dije se janë bërë gati 62 mijë e 400 doza të vaksinës për Kosovën.

Ndërsa, 201 mijë e 420 doza të vaksinës janë alokuar nga “COVAX” për Kosovën.

Nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë dhënë informacione se kur do të furnizohet Kosova me këto 62 mijë e 400 vaksina, megjithëse pasi  ato janë bërë gati, furnizimi mund të ndodh këtë javë.

Me mbi 62 mijë vaksinat që do të vinë nga “COVAX” pritet të vaksinohen personat e përfshirë në fazën e parë të vaksinimit, të cilët nuk kanë arritur ta marrin vaksinën deri tani, për shkak të sasisë së vogël.

Në fazën e dytë, sipas planit të Imunizimit,  grupi i synuar për marrjen e vaksinës kundër Covid do të përbëjë 17 për qind të popullsisë së përgjithshme dhe do t’i përfshijë grupmoshat 65-79, popullsinë e mbetur me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë të përfshira në menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq u lënduar në ndeshjen që Milani e…