Mbi 64 mijë persona kanë marrë vaksinën kundër Covidit në Kosovë

31 maj 2021 | 16:09

Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi, ka bërë me dije se deri me tani mbi 64 mijë persona kanë marrë vaksinën anti-Covid në Kosovë.

Në një konferencë për medie, ai ka treguar se vetëm të dielën janë vaksinuar 800 persona, prej tyre 100 në Prishtinë. “Edhe sot është duke vazhduar procesi i vaksinimit në sallën ‘1 Tetor’, po ashtu edhe në vendet tjera në nivel vendi. Aktualisht deri më tani në sallën ‘1 Tetor’, janë të vaksinuar 100 perona, ndërsa në nivel vendi janë të vaksinuar 800 perona. Ndërsa nëse iu referohemi totalit të përgjithshëm nga dita e parë deri në këto qaste atëherë kemi mbi 64 mijë e 800 të vaksinuar”, ka deklaruar Bardhi.

Ai po ashtu ka theksuar se gjatë ditëve të fundjavës numri i të vaksinuarve dhe interesimi i tyre për të marrë vaksinën është më i ulët. “Dje dhe sot vaksinimi ishte në rënie edhe për kundër terminëve dhe konfirmimeve që i kemi marrë nga qytetarët që do të jenë për tu vaksinuar. Ne e dimë numrin se sa janë të konfirmuar dhe sa janë të telefonuar, por aktualisht nuk ka korrespondo konfirmimi i tyre në raport me ardhjen e tyre. Kështu që ne jemi në pritje dhe do të jemi në shërbimin e tyre”, është shprehur Bardhi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dj Geek dhe Vig Poppa kanë publikuar projektin e tyre…