Mbi 64 mijë qytetarë kanë marrë vaksinën anti-Covid

30 maj 2021 | 13:14

Procesi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën anti-Covid është duke vazhduar edhe sot në gjithë vendin.

Deri në orën 12:00 në nivel vendi janë vaksinuar 800 qytetarë. Kështu ka bërë me dije para mediave Niman Bardhi, koordinator në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori”.

Ai ka thënë se duke iu referuar numrit të përgjithshëm nga dita e parë kur ka nisur procesi i vaksinimit e deri më sot, janë vaksinuar mbi 64 mijë e 500 qytetarë.

Bardhi ka treguar se gjatë dy ditëve të vikendit ka pasur një interesim të vogël për të marrë vaksinën anti-Covid.

“Dje dhe sot kemi pasur një numër në rënie të qytetarëve të vaksinuar”, u shpreh ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea është fituese e Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/21…