Mbi 67 mijë persona vizituan hotelet e Kosovës në tremujorin e fundit të 2019-s

05 mars 2020 | 16:42

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë në Kosovë për periudhën e tremujorit të katërt të vitit 2019 (TM4).

Sipas ASK-së, gjatë kësaj përudhe kohore hotelet e Kosovës janë vizituar nga 67 493 persona. Në tremujorin e katërt të vitit 2019, pjesë e anketës kanë qenë 216 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve, sipas ASK-së gjenden në rajonin e Prishtinës dhe Pejës.

“Në TM4 2019, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 67 493, prej tyre 38.83 për qind ishin vendorë dhe 61.17 për qind  ishin të jashtëm. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 114 209, prej tyre 35.01 për qind nga vendorët dhe 64.99 për qind nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 30 834 vizitorë dhe 54 568 net-qëndrimi. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Turqi, etj”, ka njoftuar ASK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka rritur të hyrat për buxhetin e…