Mbi 681 mijë të infektuar me Covid-19 në Rusi
Numri i të diagnostikuarve me koronavirus deri më tani në Rusi ka shkuar në 681 251, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 10 161.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 6 736 raste të reja me virusin dhe 134 të vdekur.
Numri i të shëruarve ka arritur në 450 750, me 3 871 të shëruar në 24 orët e fundit.
Në Moskë janë regjistruar 650 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 224 860, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 3 953, me 24 viktima të reja.
Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 21 milionë teste.
Rasti i parë me Covid-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars. Autoritetet filluan të zbatojnë masat parandaluese nga fundi i muajit mars.
Në rajonet më pak të goditura, autoritetet kanë lehtësuar masat, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.
Nga 9 qershori, në Moskë u hoq kufizimi i lëvizjes që kishte hyrë në fuqi më 30 mars./tch/