Mbi 7 000 raste të reja në 24 orët e fundit me Covid-19 në Francë
Franca regjistroi më shumë se 7000 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve për herë të dytë në dy ditët e fundit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, ndërsa shtrimet në spital për virusin gjithashtu u rritën përsëri.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se totali i rasteve të konfirmuara u rrit në 300.181.
Ajo kishte raportuar një rritje prej 7,017 rastesh të mërkurën dhe së pari arriti nivelin 7,000 përsëri javën e kaluar. Numri i njerëzve në kujdes intensiv me sëmundjen u rrit përsëri për të pestën ditë radhazi të enjten, nga 18 në 464, dhe numri i njerëzve në spital gjithashtu u rrit për ditën e pestë me radhë, nga 11 në 4,643.
Numri i viktimave u rrit me 20 në gjithsej 30,706, në ditën e katërt radhazi të një numri dy-shifror të vdekjeve, raporton Reuters.