Mbi 7 mijë raste aktive me Covid vetëm në Prishtinë

06 shkurt 2022 | 12:24

30 mijë e 97 raste me Covid-19 janë aktive në Kosovë.

Kështu është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë.

Komuna e Prishtinës prinë për nga numri më i madh i rasteve aktive me virus. Kjo komunë ka 7 mijë e 66 raste aktive.

Pas Prishtinës, për nga numri më i madh i rasteve të reja prinë Komuna e Pejës me 2 mijë e 626 raste, pastaj ajo e  Gjilanit me 2 mijë e 140, Prizrenit 1 mijë e 925 dhe Ferizajt 1 mijë e 615.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka bërë me dije se 3 mijë e 37 viktima janë regjistruar në Kosovë që nga fillimi i pandemisë nga COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova njihet si vend me potencial të madh të zhvillimit…