Mbi 70 mijë fëmijë përdorues të internetit në Kosovë
Të rinjtë dhe fëmijët shpenzojnë një pjesë të konsiderueshme të kohës së tyre në internet, duke u përballur me krime kibernetike, ngacmim kibernetik dhe video-lojëra të dhunshme.
Benjamin Kollenoviq, është menaxher i marketingut digjital, në organizatën “Hallakate”, agjenci kjo për media sociale.
Ai thotë për “Radion Evropa e Lirë” se duke u bazuar në statistika aktuale, në Kosovë konsiderohet se janë 72 mijë fëmijë që e përdorin internetin.
Sipas tij, rrjeti social “Facebook” është më i përdoruri në Kosovë dhe kap shifrën e më shumë se një milion përdoruesve.
“Përdorues në ‘Facebook’, janë 1 milion e 100 mijë në Kosovë dhe mosha që e përdorin, janë nga 18 deri 24 vjeç. Janë, gjithashtu, 72 mijë fëmijë që përdorin internetin në Kosovë, duke përfshirë moshat deri në 16 vjeç”, ka thënë ai.