Mbi 70 për qind e kosovarëve të gatshëm t’i kapin armët në rast lufte

13 mars 2024 | 09:44

Një sondazh i institutit amerikan Gallup International mbi përqindjen e qytetarëve të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre, zbulon se 74 për qind e kosovarëve janë të gatshëm të luftojnë në rast të shpërthimit të luftës, ndërsa vetëm 14 për qind janë shprehur kundër mobilizimit nën armë. Rreth 7 për qind e kosovarëve janë përgjigjur “nuk e di” në pyetjen nëse do të luftonin.

Për sa i përket vendeve tjera në Ballkanin Perëndimor, rreth 60 për qind e qytetarëve të Shqipërisë janë shprehur të gatshëm të luftojnë, kurse 28 për qind nuk janë gati t’i rrokin armët. Kjo përqindje është shumë e ulët në Serbi. Sondazhi i Gallupit zbulon se vetëm 36 për qind e serbëve janë të gatshëm të luftojnë, krahasuar me 50 për qind që nuk janë shprehur të gatshëm.

Në rastin e Bosnje-Hercegovinës, rreth 40 për qind e qytetarëve janë shprehur të gatshëm të luftojnë për ta mbrojtur vendin e tyre, kurse 47 për qind nuk kanë shprehur interesim për të luftuar. E niveli më i ulët i gatishmërisë për të luftuar është në Maqedoninë e Veriut, ku vetëm 34 për qind janë shprehur të gatshëm për luftë, krahasuar me mbi 50 për qind që kanë refuzuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri polak, Donald Tusk, do…